Politike

Nis mbledhja e grupit parlamentar të PD,Basha ‘mea culpa’:Përgjegjësinë kryesore e mbaj unë

12 Mars 2022, 10:57 Nga DOSJA
Nis mbledhja e grupit parlamentar të PD,Basha ‘mea

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur me fjalën e tij mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Në fjalën e tij, Basha tha se ishte përgjegjësia e tij për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ndërsa u shpreh gati që të ndërmerrte çdo lloj vendimi në të mirë të PD-së. 

Shpreh gatishmërinë time si kryetar i PD për të ndërmarrë çdo hap që i shërben PD, çdo hap pa përjashtim, pa paragjykim. E rëndësishme të kuptojmë situatën dhe të ofrojmë zgjidhje. Një zgjidhje që i shërben PD dhe gjithë demokratëve jo interesave personale as të miat, as të Sali Berishës, as të askujt tjetër. Të gjithë demokratëve tu shërbejë në një mënyrë të thellë që t’i bashkoje, t’u kthejë besimin dhe të shtrihet tek shumica e shqiptarëve. Ky duhet te jetë qëllimi ynë. Të kapërcejmë vetveten , duke e nisur nga unë i pari, të gjejmë një zgjidhje, të rikuperojmë gjithçka, përfshirë edhe disa nga hapat e gabuar që mund të kemi hedhur në të kaluar. Kur themi mund te kemi hedhur, përgjegjësinë kryesore e mbaj unë. Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim. Duhet të kalojme vetëveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet te gjejme nje qendrim te perbashket te te gjitha strukturave te PD per te gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje qe perjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD,”-tha Basha ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin, duan dorëheqjen e Bashës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha mbledhja e pd 12 mars 2022 lulzim basha mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll