Politike

Gati protesta! Rama brenda, Policia merr masa, sjell furgonët e blinduar e autobotët me ujë

12 Mars 2022, 10:04 Nga DOSJA
Gati protesta! Rama brenda, Policia merr masa, sjell furgonët e blinduar e

TIRANË– Në orën 11:00 qytetarët kanë lajmëruar për protestë para godinës së Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të çmimeve të tjera, por duket se dhe Policia e Shtetit ka marrë masat e saj. Dhuna duket se do të jetë prezente edhe sot në tubime, pasi Policia ka nisur përgatitjet, duke reshtuar furgonëve të Policisë dhe autobotëve me ujë për shpërndarjen e protestuesve.

Siç duket edhe nga pamjet, autobotët me ujë po shkojnë nga zona e Kombinatit deri në ish-Bllok, për të qenë gati në çdo moment, edhe pse nga qytetarët deri më tani nuk ka pasur asnjë episod dhune. Për të qenë më i sigurtë kryeministri Edi Rama, edhe në hyrje të zyrës së tij janë vendosur 2 autobote, ndërsa nuk kanë munguar as blindat. 

LAJMI KRYESOR: Dita e katërt e protestave, Shqipëria në revoltë për çmimet, Rama ngre Bordin për naftën

(k.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll