Politike

Enkelejd Alibeaj: Basha duhet të tërhiqet nga kreu i PD-së

12 Mars 2022, 11:14 Nga DOSJA
Enkelejd Alibeaj: Basha duhet të tërhiqet nga kreu i PD-së

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është bashkuar grupit të deputetëve që duan tërheqjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në mbledhjen e sotme, Alibeaj tha se Basha duhet që të tërhiqet dhe të bëhet bashkim i demokratëve. Po ashtu, shtoi se edhe ish-kryeministri Sali Berisha po e keqpërdorte ndarjen mes demokratëve.

“Historia ka nisur në 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbaj koston e vendimarrjes. Është hijshme që të ketë koherencë. Një e treta e atyre që qendroi, kam respektin më të madh. Është dhe 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur. Na duhet tu japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë, por nuk ia dolëm. Ka dy alternativa. E para, nuk e shoh dot PD që të ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternative. Merreni si të doni, emocionale, personale. Ne duhet të japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet tu japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj që përderisa keto 2 pjesë e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes. Ju të beni një hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme,”-tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin, duan dorëheqjen e Bashës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj mbledhja e pd 12 mars 2022 enkelejd alibeaj mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll