Politike

Deputeti i PD-Bashës: Berisha 77 vjeç bëri 12 takime në Shkodër. Ti ku ishe? S’bëre gjë…

12 Mars 2022, 11:49 Nga DOSJA
Deputeti i PD-Bashës: Berisha 77 vjeç bëri 12 takime në

TIRANË- I ashpër ka qenë deputeti Dashnor Sula në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kundër kryedemokatit Lulzim Basha. Në fjalën e tij, Sula i është drejtuar kreut të PD, Lulzim Basha duke thënë se zgjedhjet e 6 marsit treguan se ai nuk është fitues, duke i treguar edhe aktivitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Sula u shpreh se ish-kryeministri Berisha 77 vjeç vetëm në Shkodër zhvilloi 12 takime, duke kërkuar më pas dorëheqjen e Bashës.

“Mua më vjen keq ta them, por ky është një fakt tashmë i dokumentuar edhe elektoralisht. Z. Basha dua të jem i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë! Politika është perceptim dhe në perceptimin publik ju nuk jeni fitues! Zgjedhjet e 6 marsit e treguan këtë! Unë i pari kam pritur që me vendimarrjen për Berishën t’i të ndiheshe dhe të demostroje që je një njeri i lirë dhe që je një politikan me vizion. Nuk kanë kaluar një kohë e shkurtër janë 6 muaj dhe çfarë ke bërë ti në këto 6 muaj? Asgjë! Sali Berisha një person 77 vjeç bën 12 fushata në secilën bashki ku kishte zgjedhje të pjesshme. Madje, madje në atë që ishte edhe qëllimi parësor politik i “Foltores” në Shkodër, shkon dhe bën 12 takime. Po t’i ku ishe? Po ne ku ishim? Pse nuk takoje t’i njerëz? Pse nuk zhvilloje t’i takime? Kishe shpresë se qytetarët dhe demokratët nuk do të shkëputeshin nga logo? Ja që e ke menduar dhe parshikuar gabim! Përtej dashamirësisë tonë, për të gjithë gabimet dhe kostot që ndoshta pa dëshirën tënde i ke shkaktuar PD sot  unë të kërkoj që përtej egos personale duhet të bësh një hap pas dhe të japësh dorëheqjen! Z. Basha lirojani lakuan që i është hedhur në fyt kësaj partie! Bëni ju i pari aktin dhe na lejo të gjithë bashkë të nisim një proces përbashkimi. Tërheqja e zotit basha dhe krijimi I një nukli dhe të punojë me një grup nga foltorja pa Sali Berishën e të punojnë për pd. Nukli I dy palëve të drejtojë pd deri në zgjedhje dhe pastaj të bëhet zgjedhjet në parti,”-tha ai brenda mbledhjes.

LAJMI KRYESOR: Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin, duan dorëheqjen e Bashës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dash sula lulzim basha mbledhja e pd 12 mars 2022 dash sula lulzim basha mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll