Politike

Dhuna në protesta, Meta i ashpër: Skandal! Po nëse s’do të kishte gazetarë, ç’do ndodhte?

12 Mars 2022, 09:32 Nga DOSJA
Dhuna në protesta, Meta i ashpër: Skandal! Po nëse s’do

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër lidhur me dhunën e ushtruar dje nga Policia e Shtetit gjatë protestave të zhvilluara kundër rritjes së çmimeve në vend. Me anë të një postimi në facebook lidhur me shoqërimet e kryera një ditë më parë nga policia gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, Meta e cilëson skandalozë sjelljen e Policisë së Shtetit, duke kërkuar të gjithë të denoncojnë padrejtësitë. Po ashtu, fton të gjithë gazetarët që të raportojnë gjithçka.

“SKANDAL QË MERITON NDËSHKIM LIGJOR! Por nëse nuk do të kishte gazetarë çfarë duhet të ndodhte më keq?! Duke i përgëzuar të gjithë reporterët për pasqyrimin me objektivitet të protestave qytetare, i inkurajoj të publikojnë me paanësi aktet e paligjshme. I ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet dhe dhunën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.
Një BRAVO E MADHE për çdo gazetar dhe qytetar që nuk zmbrapset dhe frikësohet nga aktet e dhunës të pajustifikueshme, por i pasqyron ato me guxim.PROTESTAT PAQËSORE JANË VETË DEMOKRACIA!,”-shkruan Meta.

LAJMI KRYESOR: Morën pjesë në protesta, procedohen penalisht 60 persona mes tyre dhe deputeti

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta proteste kunder rritjes se cmimeve ilir meta proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll