Politike

VD-Poshtë Kryeministrisë/ Protestuesi krenar: I kemi dalë para një krize humanitare

12 Mars 2022, 10:34 Nga DOSJA
VD-Poshtë Kryeministrisë/ Protestuesi krenar: I kemi dalë para

TIRANË- Qytetarët po japin mesazhe të fuqishme përpara zyrës së Kryeministrit Edi Rama me megafon në këto momente. Poshtë zyrës së Kryeministrit, një prej protestuesëve u shpreh krenar se të gjithë kanë treguar sjellje model. Madje shtoi se nuk është thyer asnjë xham, duke theksuar se Policia e Shtetit kishte dhunuar të gjithë të rinjtë që tubonin për të drejtat e tyre.


“Në katër ditë proteste, asnjë polic nuk është prekur me dorë, asnjë xham nuk është thyer, asnjë qytetar nuk është cenuar nga protestuar, por 140 të rinj janë shoqëruar. Ky kryeministër që i vë hekurat, dyerve, duhet ta dijë se luftën nuk e kemi me karrigen, as me atë kërpudhën aty, por për dinjitetin tonë, për shtëpinë tonë.  Të ushtrojmë presionin maksimal. Të tregojmë qytetarinë tonë, të luftojmë për dinjitetin tonë. Sot do të t’ia lëmë fjalën, përfaqësuesve të komuniteteve dhe qyteteve që kanë ardhur në këtë protestë. I keni dalë para një krize humanitare. I keni dalë para një krizë që paralajmëroi kryeministri. Në katër ditë, i keni dhënë shpresë këtij vendi. Ai na tregoi sa zemërmadh është kur paguan diferencën e energjisë. Ne kemi paguar diferencën e çdo tenderi. E keni paguar ju çmimin e këtye kapeleve të policëve, 30 euro. Çmimin e paguani ju, ato nuk janë lekët e tij. Bëj thirrje dhe njëherë të ushtrojmë presionin maksimal në respekt të dinjitetit tonë,”-tha në fjalën e tij protestuesi.

LAJMI KRYESOR: Dita e katërt e protestave, Shqipëria në revoltë për çmimet, Rama ngre Bordin për naftën

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll