Sport

Conf.League/ Rruga drejt Tiranës; Roma fiton ndaj Vitesses, Paok dhe Feynoord ia dalin…

10 Mars 2022, 20:11 Nga DOSJA

HOLANDË-Kanë përfunduar ndeshjet e para të raundit të 1/8-tave të Conference League. Roma ia del të fitojë ndaj Vitesse-s me shifrat 1-0. Një pjesë e parë që nisi për skuadrën holandeze. Openda dhe Domgjoni kishin rastet më të pastra, por nuk ishin rezultativë.

Megjithatë kur pjesa e parë po mbyllej, Oliveira do të shënonte duke dërguar skuadrën me një moral më të lartë në dhomat e zhveshjes. Jose Mourinho tha disa ditë më parë se ishte i shqetësuar për terrenin e fushës. Dhe në fund kishte të drejtë. Roma vuajti shumë sa i përket ndërtimit të lojës.

Në minutën e 78′, autori i golit do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik, megjithatë asgjë nuk ndryshoi me Romën që me avantazhin përsipër do ta administrojë mirë në javën tjetër që do të luhet në ‘Olimpico’. Ndërkohë këto janë rezultatet e takimeve të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conference league roma conference league roma

Sondazh

Poll