Sport

Ferrari, një milion euro për Ukrainën, “kokëkuqja” ndalon shitjet e makinave në Rusi…

10 Mars 2022, 15:42 Nga DOSJA
Ferrari, një milion euro për Ukrainën,

ITALI – Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një sërë nismash nga kompani të shumta, të cilat kanë vendosur të dhurojnë para për popullsinë e prekur nga konflikti. Një garë solidariteti ku mori pjesë edhe Ferrari, i cili dhuroi një milion euro për të mbështetur ukrainasit, veçanërisht refugjatët që kanë ardhur dhe që do të mbërrijnë në Itali.

Situata e rënduar në Ukrainë ka shkaktuar një emergjencë të vërtetë sociale, ku me qindra mijëra njerëz janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre. Ferrari ka vendosur të dhurojë një milion euro për të ndihmuar konkretisht qytetarët e prekur nga ky konflikti.

Në veçanti, shuma do të përdoret nga rajoni Emilia Romagna për projekte ndërkombëtare humanitare në mbështetje të Ukrainës dhe për pritjen e refugjatëve në territorin e saj. Për më tepër, ndihma e mëtejshme do të ofrohet nga Ferrari edhe për Shoqatën e Çernobilit në Maranello, Fiorano dhe Formigine.

“Ferrari është afër popullatës ukrainase në këtë moment të tmerrshëm historik, – shpjegoi Benedetto Vigna, administratori i kompanisë në Maranello. – Ndërsa shpresojmë për një rikthim të shpejtë në dialog dhe një zgjidhje paqësore, ne nuk mund të mbetemi të pafuqishëm përballë vuajtjeve të civilëve të prekur. Mendimet dhe solidariteti ynë shkojnë drejt tyre. Ne jemi gati të luajmë rolin tonë të vogël përkrah atyre institucioneve që sjellin lehtësim konkret në dramën humanitare,”- përfundoi administratori i ‘Cavallinos’.

Përveç Ferrarit, shumë prodhues të tjerë kanë ndarë gjithashtu shuma të rëndësishme për të ndihmuar popullsinë ukrainase, nga Stellantis te Volkswagen, përmes Porsche, Ford, Lamborghini dhe të tjerë.

Ndërkohë, Ferrari më pas njoftoi se kishte vendosur të pezullonte edhe prodhimin e makinave të destinuara për tregun rus. Një masë që do të mbahet pafundësisht, deri në normalizimin e situatës. Skuadra e kuqe i bashkohet sërish një grupi të madh prodhuesish makinash që kanë marrë vendime të ngjashme, duke marrë pjesë në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas shpërthimit të konfliktit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hajdutët kanë tentuar të largojnë ferrarin një tifoz i ferrarit dhe juves prodhonin kopje te ferrari dhe lamborghini hajdutët kanë tentuar të largojnë ferrarin një tifoz i ferrarit dhe juves prodhonin kopje te ferrari dhe lamborghini

Sondazh

Poll