Sport

Barcelona sytë te portugezi Rafael Leao, nis kontaktet me Mendesin…

10 Mars 2022, 16:02 Nga DOSJA
Barcelona sytë te portugezi Rafael Leao, nis kontaktet me Mendesin…

ITALI – Emri i Rafael Leaos është në listën e dëshirave të Barcelonës. Klubi ‘blaugrana’ është vazhdimisht në kërkim të një zëvendësuesi të vlefshëm për Leo Messin, pasi shtatë muaj më pare, tërmeti ekonomik i ka tronditur ekuilibrat klubit, duke parë “Pleshtin” të largohet nga katalanasit.

Tani që gjendja financiare e Barcelonës duket se është rikuperuar, ‘blaugranët’ kanë nisur të hedhin sytë nga Italia. Synimi i presidentit Laporta është të pasurojë skuadrën me talentë të rinj, që po shkëlqejnë në kampionatet e tyre europiane. Dhe Leao është i duhuri për rastin.

Sipas shtypit spanjoll, katalanasit po ndjek nga afër ecurinë e sulmuesit portugez, i cili me fanellën e Milanit po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij. Ndër të tjera, marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes agjentit të ish-lojtarit të Lille Jorge Mendes dhe klubit ‘blaugrana’, mund të favorizojnë një lëvizje të mundshme.

Numri 17 i skuadrës kuqezi të Stefano Piolit ka shënuar (deri tani) gjithsej 11 gola dhe 6 asistime mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Champions League. Në fakt, duke u vendosur përballë Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud dhe Theo Hernandez.

Deciziv me Milanin, Xavi do të përpiqet ta ketë sulmuesin në Barcelonë që në afatin kalimtar të verës së ardhshme, pavarësisht transferimeve të bëra tashmë në janar, për repartin e sulmit, të Pierre-Emerick Aubameyang, Adama Traoré dhe Ferran Torres.

Në të vërtetë, lidershipi spanjoll kërkon edhe më shumë nga Italia. Përtej tentativës së dështuar për Moratan nga Juventusi, i cili mbetet ende në krye të listës së trajnerit, fokusi është çështja Kessié, për të cilën negociatat e rinovimit janë ende të ndërprera. Tani që do ta lejonte skenari ekonomik i klubit, katalanasit po shikojnë edhe Napolin: me Koulibaly dhe Fabian Ruiz në sy dhe Lautaro Martinez nga Interi. Kuptohet se ‘blaugranët’ në fakt e shohin Erling Haaland si numrin një për ta.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona blerja me e re e milanit disa vizita në milano një fitore e arritur falë rafael leao rafael leaos barcelona blerja me e re e milanit disa vizita në milano një fitore e arritur falë rafael leao rafael leaos

Sondazh

Poll