Sport

Kapiteni Chiellini beson: “Scudetto? Çdo gjë mund të ndodhë deri në fund”…

10 Mars 2022, 16:23 Nga DOSJA
Kapiteni Chiellini beson: “Scudetto? Çdo gjë mund të

ITALI – Në pritje të kthimit dhe për t’u vënë në dispozicion të Allegrit dhe trajnerit të kombëtares Roberto Mancini, kapiteni Giorgio Chiellini flet si lider edhe jashtë fushës.

“Jam më mirë, do të jem së shpejti në grup dhe kam besim se do të rikuperohem shpejt, edhe për Italinë, – thotë mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares.

Scudetto? Çdo gjë mund të ndodhë akoma, nëse bëjmë kaq shumë fitore radhazi, mund ta besojmë, por kemi nevojë për realizëm. Deri para pak ditësh nuk ishim as të katërt, ndërkohë që duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Sampdorias, teksa Champions League mbetet një objektiv i rëndësishëm. Kalimi i raundit kundër Villarrealit është jetik për të gjithë, për vetëvlerësimin tonë, për tifozët dhe për të vazhduar rritjen.”

Chiellini nuk fshihet, dhe ai të shpjegon se çfarë ka ndryshuar kohët e fundit te Juventusi: “Sezoni ynë filloi në nëntor. Fillimisht pati një periudhë ambientimi, pastaj gjetëm vazhdimësinë”.

Ndihma e merkatos së janarit: “Zakaria dhe Vlahovic na dhanë entuziazëm, një limfë të re për ne”. Dhe një ‘nënshkrim i ri’ mund të arrijë së shpejti, ndoshta në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16-ave të Champions League: “Dybala? Ai është më i mirë, – siguron Chiellini, – ai u stërvit sot dhe dëshiron të jetë gati kundër Villarrealit”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i juventusit do të votoja patjetër për mancinin juventusit me trajnerin allegri kapiteni giorgio chiellini massimiliano allegri vrapoi për ta mbrojtur administratori i juventusit do të votoja patjetër për mancinin juventusit me trajnerin allegri kapiteni giorgio chiellini massimiliano allegri vrapoi për ta mbrojtur

Sondazh

Poll