Sport

Sherr në dhomat e zhveshjes? Neymar publikon bisedën në Whatsapp me Donnarumman: E urrej…

10 Mars 2022, 18:43 Nga DOSJA

PARIS– Humbja ndaj Real Madrid ishte shumë e rëndë për PSG. Mediat spanjolle raportuan për një konflikt mes Neymar dhe Donnarumma-s në dhomat e zhveshjes. Një situatë e sikletshme që vetë Neymar u përpoq ta sqaronte duke publikuar bisedat private në Whatsapp të shkëmbyera me vetë Donnarumma-n pas humbjes në Madrid. “Përshëndetje Ney, më fal për dje. Ky lajm është i papranueshëm” është fjalia e shkruar e portierit për Neymar.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht në ato momente të emocionuara në dhomat e zhveshjes së PSG-së, por duket qartë se tensioni ishte në rritje. “Mos u shqetëso, në futboll mund ti ndodhë çdo futbollisti, ne jemi një ekip dhe jemi me ty, je ende shumë i ri dhe do të fitosh shumë”, i përgjigjet Neymar portierit italian, duke e ngushëlluar dhe duke u përpjekur të mos e fajësojë.

Menjëherë pas përgënjeshtrimit nga Donnarumma, mbërriti ai i Neymar dhe përmes një story në Instagram shkruan: “E urrej të vij këtu dhe të flas për lajmet, por kjo është një gënjeshtër. Nuk ka pasur përleshje në dhomat e zhveshjes !!! Gazetarët e paaftë që duan të bëjnë lajm, provojeni herën tjetër”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport donnarumma neymar psg donnarumma neymar psg

Sondazh

Poll