Sport

Chelsea-n e braktisin të gjithë, sponsori kryesor prish kontratën; Ky vendim ka…

10 Mars 2022, 19:48 Nga DOSJA
Chelsea-n e braktisin të gjithë, sponsori kryesor prish

ANGLI-Roman Abramovich, presidenti i Chelsea-t që nga viti 2003, nxori klubin në shitje duke nënvizuar se të gjitha të ardhurat do t’u dhuroheshin të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë. Por kjo nuk mjaftoi për të ndalur sanksionet që Britania e Madhe vendosi ndaj manjatit rus. Sot është lajmi për ngrirjen e të gjitha pasurive të tij, gjë që bllokon efektivisht Chelsean në të gjitha aspektet.

Ndërkohë, kompania telefonike ‘Tre’ që është edhe sponsori kryesor i Chelseat ‘Tre’ ka pezulluar sponsorizimin me klubin anglez, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të logos nga fanellat dhe nga Stamford Bridge deri në një njoftim të dytë. “Ne e pranojmë se ky vendim do të ketë një ndikim tek shumë tifozë të Chelseat që ndjekin me pasion ekipin e tyre. Megjithatë, ne besojmë se, duke pasur parasysh rrethanat dhe sanksionin e qeverisë në vend, është gjëja e duhur,” thuhej në deklaratën zyrtare.

Kompania telefonike tha se ata po punojnë për të “shqyrtuar situatën duke diskutuar me Chelsean”. Partneri global i automobilave Hyundai, i cili ka logon në mëngën e fanellës së Chelsea-t, tha gjithashtu: “Hyundai është bërë një nga partnerët më të fortë në futboll ndër vite dhe kompania pretendon se sporti është një forcë pozitive. Për momentin ne jemi duke vlerësuar situatën me Chelsean”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea abramovich chelsea

Sondazh

Poll