Sport

Përdori shprehjen e gabuar për të motivuar veten, tifozët e Interit shënjestrojnë Sanchez

10 Mars 2022, 19:04 Nga DOSJA

ITALI- Ecuria e Interit në Champions League u ndal në raundin e 1/8, pavarësisht fitores së madhe arritur në Anfield kundër Liverpool. Goli i Lautaro Martinez nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen 2-0 të pësuar në San Siro, e cila ishte vendimtare për kalimin e skuadrës angleze në çerekfinale.

Pas avantazhit të Inter, ambiciet për të përmbysur rezultatin u zvogëluan kur sulmuesi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Dy ditë pas natës në Liverpool, e cila shënoi fundin e ekspeditës europian, Sanchez publikoi një postim motivues në profilin e tij në Instagram, ku bëri një gafë që nuk kaloi pa u vënë re:

“Në jetë fiton dhe humbet. Por kurrë nuk duhet të heqësh dorë nga ajo që do. Fino alla fine.”Që ‘Fino alla fine’ në fakt të kujton sloganin e famshëm të Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter sanchez inter sanchez

Sondazh

Poll