Sport

‘Mos u ul në karrigen tonë’/ Festa e çmendur e Alabës pas golit të tretë të Benzema-s ?

10 Mars 2022, 13:57 Nga DOSJA
‘Mos u ul në karrigen tonë’/ Festa e çmendur e

MADRID- Real Madrid drejtuar nga Carlo Ancelotti përmbysi rezultatin e PSG dhe i bëri tifozët të çmenden nga gëzimi, por jo vetëm. Gjatë festimeve të golit të tretë të Benzemas, ajo që ra menjëherë në sy ishte festa e çmendur i mbrojtësit, David Alaba.

Futbollisti austriak i ekzaltuar mbërtheu një nga karriget e stjuardëve të ulur rreth fushës dhe e ngriti lart mbi kokë si pjesë të festës.Një pamje që ka bërë xhiron e botës duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Edhe vetë Alaba e ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e tij me një mesazh të qartë për të gjithë at që sfidojnë madrilenët në turneun e tyre; “Mos u ul në karrigen tonë”, shkruante mbrojtësi austriak, duke shpjeguar domethënien e atij festimi të çuditshëm.

 

Don’t you sit in our chair! pic.twitter.com/lmJAMyM8UD

— David Alaba (@David_Alaba) March 9, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alaba real madrid alaba real madrid

Sondazh

Poll