Sport

Memelli: “Skënderbeu ka qenë një universitet në rrugën time si trajner”…

10 Mars 2022, 14:47 Nga DOSJA
Memelli: “Skënderbeu ka qenë një universitet në

TIRANE – Pas një viti, një muaji dhe një jave, Migen Memelli ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i skuadrës së Skënderbeut, pas një situate aspak të mirë për skuadrën korçare, e cila ndodhet në fund të klasifikimit të Abissnet Superiores, me 3 fitore, 8 barazime dhe 13 humbje pas 24 javësh kampionat.

“Një vendim tërësisht i imi, vendosa të largohem sa nuk është shumë vonë, për të mos ju bërë barrë skuadrës dhe lojtarëve që të kenë mundësi të ndryshojnë fytyrë në pankinë”,- thotë Migen Memelli.

Vitin e shkuar bëre një mrekulli me këtë skuadër me 9 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje, ndërkohë këtë herë duket sikur largohesh disi i dorëzuar. A ka shanse t’i shpëtojë Skënderbeu rënies nga kategoria?

“Pas një komunikimi që pata me drejtuesit e klubit i thashë që më mirë kështu që të ndryshojmë e të përmirësohen gjërat sa janë në kohë, pikë ka akoma shumë në lojë dhe shpëtimi është i mundur, shumë i vështirë, por i mundur”,- përgjigjet ai.

Trajneri i ri i Skëndërbeut është Skënder Gega, a keni komunikuar me të?

“Po kam folur në telefon me Skënderin, ai është një trajner shumë i mirë, i urova suksese në këtë detyrë të re. Ndërkohë që për mua Skënderbeu ka qenë si një universitet në rrugën time të re si trajner”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport finalen e kupës mes vllaznisë dhe skënderbeut largohet skender gega migen memelli trajneri i skenderbeut finalen e kupës mes vllaznisë dhe skënderbeut largohet skender gega migen memelli trajneri i skenderbeut

Sondazh

Poll