Sport

Milan e kërkonte prej kohësh, Juventus nis kontaktet me mesfushorin, klubi bardhezi gati…

10 Mars 2022, 13:47 Nga DOSJA
Milan e kërkonte prej kohësh, Juventus nis kontaktet me mesfushorin,

ITALI– Ndër prioritetet e Juventusit për sezonin e ardhshëm ekziston dëshira konkrete për të marrë elementë cilësorë.Ndër profilet që duhen marrë në konsideratë është ai i Renato Sanches.

Mesfushori portugez, i cili është viti i tretë që aktivizohet te Lille, ka miratimin e trajnerit livornez dhe paralelisht, të stafit të klubit. Klubi bardhezi duhet të përpiqet shumë,sepse në garë është Milan që prej kohësh ndjek ish-mesfushorin e Bayern Munich për të zëvendësuar Kessie që në fund të sezonit do të largohet me parametra zero.

Renato Sanches, nga ana e tij, po jeton shenjtërimin e tij mes kufijve transalpinë. Pas dështimit në Bundesligë dhe Premier League, ishte kampionati francez që “rikthehu në jetë” lojtarin. Aktualisht kartoni i tij vlerësohet 30 milionë euro. Këtë sezon mesfushori është aktivizuar në 24 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës duke shënuar 1 gol e kontribuar në 5 asist.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus milan renato sanchez juventus milan renato sanchez

Sondazh

Poll