Sport

VD/ Verratti nuk ia pasoi topin, reagimi i furishëm i Messit bën xhiron e rrjeteve sociale

10 Mars 2022, 13:19 Nga DOSJA
VD/ Verratti nuk ia pasoi topin, reagimi i furishëm i Messit bën

MADRID– Në takimin mes Real Madrid-PSG kishte një episod që nuk ka kaluar pa u vënë re. Në minutën e fundit të pjesës së parë, me francezët në avantazh, Messi u tërbua me Verrattin, i cili në vend që t’i shërbente në zonë u përpoq të krosonte nga lart me topin që përfundoi në duart e Courtois.

Nga imazhet mund të shihet sesi argjentinasi bërtet ndaj shokut të tij të skuadrës. Debati mes të dyve vazhdoi edhe kur arbitri akordoi fundin e 45 minutave të para. Duke u nisur drejt dhomave të zhveshjes, në fakt Messi i është afruar Verrattit.

Mesfushori i ka shpjeguar diçka, ndërsa Messi i ka vënë dorën në shpatull për ta përqafuar. Të dy u kthyen të qetë në dhomat e zhveshjes, pa e ditur se çfarë e prisnin në pjesën e dytë.

 

? Messi getting angry at Veratti, after not passing to him pic.twitter.com/jZzucou0Su

— Barca Eleven (@BarcaEleven_) March 9, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport messi psg verrati messi psg verrati

Sondazh

Poll