Politike

VIDEO- Nuk ndalet Muzhaqi! PERLA e radhës e ministres: E kam të detyruar të vij me makinë!

10 Mars 2022, 17:32 Nga DOSJA
VIDEO- Nuk ndalet Muzhaqi! PERLA e radhës e ministres: E kam të

TIRANË– Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi është e detyuruar të shkojë me makinë në këmbë! Kështu të paktën ka deklaruar vetë ajo. Nga oborri i Kuvendit, Muzhaqi është pyetur në lidhje me rritjen drastike të çmimeve nga Klan News dhe është shprehur se mund të shkojë edhe në këmbë, por si ministre e ka detyrim të lëvizë me makinë.

“Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vij edhe në këmbë,”- tha ajo.

 Në fakt, ministrja për Fëmijët mbahet mend për gafa që në prezantimin e saj. Gjithçka nisi me dridhjen e zërit, me ngatërrimin e fjalëve dhe më pas me injorimin e gazetarëve kur u pyet për vrasjen e Mateos së vogël në Fier. Nisma e Vitit të Ri me sloganin ‘fëmijët shkrijnë borën’ ishte gjithashtu një prej tyre që iu bashkua albumit të perlave.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bora muzhaqi bora muzhaqi

Sondazh

Poll