Politike

Rudina Hajdari e gatshme për tu rikthyer në PD por me një kusht, lidership i ri

10 Mars 2022, 17:18 Nga DOSJA
Rudina Hajdari e gatshme për tu rikthyer në PD por me një kusht,

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka folur rreth krizës së opozitës dhe mundësisë për të qenë pjesë e lidershipit të partisë.

Në një intervistë për Zona Zero Hajdari u shpreh se rezultati i 6 marsit ishte zhgënjyes për opozitën pasi tregon që njerëzit nuk ishin të frymëzuar nga lidershipi, qoftë i Bashës apo Berishë.

Lajmi i mirë i rezultatit të 6 marsit është se PS nuk pati rritje, pati shumë rënie në elektoratin e vet, lajmi i keq, por fakti është te PD, populli edhe pse mund të jetë opozitar në këto momente nuk votoi, apo të ketë një forcë të re opozitare, ajo çfarë pamë  ishte se njerëzit nuk ishin frymëzuar nga lidershipi qoftë nga ai i drejtuar nga Basha apo nga Berisha. Nuk ndjehen të frymëzuar nga lidershipi i opozitës. Pra njerëzit ndjehen të pafrymëzuar, e me anë të statusit thashë se ata duhet të hapin rrugë për një lidership të ri të PD-së. Këto dy persona mbajnë peng PD dhe duhet të hapin rrugë. Ka ardhur koha për një lidership të ri”,-tha Hajdari.

Ndërsa pyetjes se nëse do ti propozohej a do të pranonte të ishte pjesë e lidershipit të PD-së, Hajdari tha se ajo është e gatshme të jetë pjesë e një grupimi të ri që të ketë një PD me vizion të qartë.

Këto dy persona, Berisha dhe Basha po mbajnë peng PD dhe duhet të hapin rrugë. Ka ardhur koha për një lidership të ri. Të hapim një faqe të re të PD-së, e të ketë një lidership të ri të PD-së.Jam gati të bëhem pjesë e këtij grupimi të ri që të ketë një PD me vizion të qartë dhe që të ketë mundësi për ta çuar Shqipërinë përpara. Lidershipi i ri duhet të vijë nga një grupim, jo nga vendosja e një personi të caktuar. PD rrezikon të shuhet, ambicia kryesorë është ringritja e PD, pjesëmarrja në një grup, e më pas së bashku mund të krijojmë se si mund të zgjidhet lidershipi i ri. Grupimi duhet të formohet  me ata njerëz që kanë kontribute në PD, e që kanë mundësinë që ta udhëheqin PD”, theksoi Hajdari.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rudina hajdari sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 rudina hajdari sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll