Politike

Inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Ky është testi juaj! Hetoni, mos iu dorëzoni presioneve

10 Mars 2022, 13:44 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Ky është testi juaj! Hetoni,

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK që të hetojnë aferën e inceneratorëve. Pas seancës plenare ditën e sotme, Basha tha se ky është testi që SPAK duhet të kalojë. Ai gjithashtu theksoi se presioni ndaj SPAK duhet të jetë i vazhdueshëm, pasi ata paguhen me taksat tona.


“Shqiptarët e kanë parë për dy javë me radhë se çdo gjë u faktua. Nuk ka asnjë reflektim nga ana e PD. PS nuk do të votojë për ndonjë raport, janë fakte dhe jo denoncime tashmë nga selia e PD. Janë bashkangjitur dhe kallëzime individuale. Mesazhi i parë është për SPAK: Në sytë e të gjithë shqiptarëve janë para një prove të madhe, sepse kjo është një nga ato afera që kanë përmbysur qeveri se nuk janë ngjyerje gishti. Edhe sikur vendi të ishte në situatë normale, për këtë duhet mbajtur përgjegjësi. SPAK e mbështetesim pa kushte, por duhet hetim i plotë. Nuk mund të veprojë askush pa dijeni dhe përfitimin e Edi Ramës. Shpresojmë dhe urojmë që SPAK të bëjë hetim të plotë. Përtej interesit tonë dhe besimit tonë se duam ta bëjmë Shqipërinë më mirë. E vetmja gjë që e ndaj është presioni politik ndaj SPAK. Ata paguhen me taksat e qytetarëve, keni mbrojtje speciale, fitojeni dhe mbrojeni këtë besim. Do të fillojë një epokë e re. Sot ata ia kanë mbathur, kanë ikur,” tha Basha.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve lulzim basha spak afera e inceneratorëve lulzim basha spak

Sondazh

Poll