Politike

VD-Inceneratorët, Gjiknuri: Emrin ma futi Basha për të më prishur reputacionin

10 Mars 2022, 14:11 Nga DOSJA
VD-Inceneratorët, Gjiknuri: Emrin ma futi Basha për të më

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri foli për hetimin e Komisionit Hetimor për Inceneratorët të drejtuar nga demokratët. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se emri i tij është futur në hetim qëllimisht me porosi të Lulzim Bashës për t’i prishur imazhin.


“Emri im në komision është futur qëllimisht me porosi të kreut të PD. Roli im në ato procedura është minimal. Fjalët që vijnë nga shkresat tregojnë që çdo gjë bëhet me qëllim. Thuhet se Gjiknuri e ka quajtur procedurën e autoritetit konkraktor të drejtë. Vetëm në mendjen tuaj mund të thuhet grup i strukturuar kriminal. Organet shtetërore janë ngritur për të zbatuar ligjin. Si mund të mendoni që një shtet dhe një qeveri qenka strukturë e krimit. Ky është absurditeti i atij komisioni pervers. Ky kryetari i opozitës sot fliste si i zgërlaqur. Ky është edhe dështimi tjetër i këtij komisioni. Dilni dhe flisni këtu absurditete. Ky thotë baza ligjore.  Ju dilni vetëm për të njëjtin qëllim për të shpifur dhe për të bërë pis njerëzit. Por kjo nuk ju vlejti as për fushatën e radhës,”- deklaroi Gjiknuri ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:LIVE- Kuvendi/ Braçe: Do përjetojmë krizë ushqimore! Tabaku lexon raportin e Inceneratorëve

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri seanca plenare 10 mars 2022 damian gjiknuri seanca plenare 10 mars 2022

Sondazh

Poll