Politike

VD- Shqiptarët indiferentë ndaj rritjes së çmimeve, Fevziu: Ra audienca, vetë kërkuat temën

10 Mars 2022, 15:30 Nga DOSJA
VD- Shqiptarët indiferentë ndaj rritjes së çmimeve,

TIRANË– Audienca e emisionit “Opinion” ka qenë 60% më e ulët se masatarja, ndërkohë që trajtonte temën më të nxehtë të momentit, rritjen e çmimeve. Këtë gjë e bëri vetë me dije gazetari dhe moderatori i emisionit, Blendi Fevziu, i cili tha se kjo ka qenë dhe një ndër temat më të kërkuara nga ndjekësit e tij, por shifrat tregojnë që njerëzit në të vërtetë nuk kanë interes. Një prej të ftuarve, Sokol Nako, ish-ministri i Integrimit ka se në fakt një natë më parë kishte edhe një ndeshje, Real Madrid ishte përballë Paris Saint-Germain. Siç duket, edhe pse e kanë kërkuar vetë këtë temë, kanë qenë indiferentë në ndjekjen e saj, për të dëgjuar mbi situatën aktuale apo për përmirësimin në vijim. 

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Kam non stop njerëz që më shkruajnë në Instagram, në Facebook, dhe në vende të tjera, se ‘pse nuk merreni me hallet e njerëzve, me rritjen e çmimieve, çmimet e karburantëve e të ushqimeve’, sot po ju them që audienca e emisionit “Opinion” është 60% më e ulët e mesatarja e saj…

Zë nga studio: Si çdo njeri…

Blendi Fevziu: Është 60% më e ulët se mesatarja

Sokol Nako: Po kur luan Reali me PSG o Fevzi….

Blendi Fevziu: Jo, jo, thashë se ishte më pak se mesatarja

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blendi fezviu proteste kunder rritjes se cmimeve blendi fezviu proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll