Politike

6 Marsi/Spiropali-Bashës: Përfundoi epilogu i rrenave, Saliu mbi Lulin por mbeten minorancë

10 Mars 2022, 13:46 Nga DOSJA
6 Marsi/Spiropali-Bashës: Përfundoi epilogu i rrenave, Saliu mbi Lulin

TIRANË– Ministrja e shtetit Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha. Nga salla e Kuvendit, Spiropali tha se PD-së i ka përfunduar epilogu i gënjeshtrave. Ajo i kujtoi zgjedhjet e 6 Marsit, duke i thënë se pavarësisht se Berisha fitoi mbi Bashën, sërish PD mbetet minorancë.


‘Ishin dy shokë, Luli dhe Saliu! Luli që hipi mbi plehun dhe i duk vetja i fortë, Saliu që hipi mbi Lulin dhe sërish mbeten një minorancë në këto zgjedhje. Ky është thelbi i rrenave. Tani që jemi në këtë epilog, e nisim nga prologu. Ky komision hetimor u pranua nga ne edhe pse kur një çështje është në hetim ajo nuk mund t’i nënshtrohet një hetimi parlamentar. Qytetarët e kuptojnë shumë mirë se ky komision hetimor dhe dhunimi i hapur i të drejtave provuan mungesën e dëshirës së opozitës për të zbardhur të vërtetat. A mund të jetë e interesuar një opozitë që vetë personat që ka ftuar për ta ndihmuar i akuzon si prokurore publike qesharake. A mund të jetë e interesuar për të vërtetën kjo opozita kur përfundimet e Komisionit Hetimor janë po të njëjtat që i ngriti. Qeveria u përgjigj për të gjitha pyetjet. U vumë në dispozicion të komisionit”, tha Spiropali.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi/ Braçe: Do përjetojmë krizë ushqimore! Tabaku lexon raportin e Inceneratorëve

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elisa spiropali seanca plenare 10 mars 2022 elisa spiropali seanca plenare 10 mars 2022

Sondazh

Poll