Politike

Berisha: Asnjë incinerator nuk punon! Përplaset me Felajn: Lexuar raportin e mërzisë

10 Mars 2022, 16:04 Nga DOSJA
Berisha: Asnjë incinerator nuk punon! Përplaset me Felajn: Lexuar

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish aferën e incenetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Nga foltorja, Berisha tha se kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrat Damian Gjiknuri, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e Ëngjëll Agaçi kanë vjedhur milionat e shqiptarëve. Sipas tij, kjo gjë është bërë në shkelje të ligjit. Berisha u ndërpre nga socialistja Ermonela Felaj të cilës i tha se kishte lexuar një raport mërzie, referuar atij të Komisionit të Inceneratorëve. 

Pjesë nga replikat: 

Sali Berisha: Zonja dhe zotërinj, para së gjithash, dua të dënoj me forcën më të madhe nga platfroma e këtij parlamenti, forcat barbare të diktatorit rus e gjakësor që kanë ushtruar dje në Mariopul ku bombarduan një spital fëmijësh e maternotet. Ky akt ishte një krim i egër kundër njerëzimit, dëshmon fytyrën e diktatorit gjakësor rus që ndër të tjera në mënyra direkte ka lëshuar dhe kërcënime ndaj Shqipërisë, siç ka bërë dhe në telefonatën ndaj kancelarit Shaltz, por edhe para kësaj ka lakuar emrin e shqiptarëve. Urrejtja ndaj shqiptarëve nuk është e habitshme, është vazhdimi i asaj politke shekulloi që Rusia ka ndjekur. Sot u paraqitën dy raporte për aferën më të madhe korruptive deri më sot, siç janë inceneratorët. Dokumenton vjedhjen e pamohueshme. Një e 420 mln eurove e më shumë, tjetri pohon se nuk bëhet fjalë për 420 por për 100 milion dhe kjo u duket pak. Të nderuar qytetarë dhe qytetarë, keni dësgjuar dëshmi të shumta, pohime të gënjeshtërva, strukje të hajdutëve, por mbi të gjitha në këtë komision mendoj se pohimi i njeriut me përgjegjësi absolute në këtë aferë dhe ndarjen e parave, aferë që është tërësisht e një grupi criminal, pohimi i Ramës që ka shkelur ligjin është çelësi për të kuptuar gjithçka, për të zbërthyer plotësisht këtë aferë, më thjesht po rikujtoj këtu, afera nisi në 2014, në një kompani që kurrë nuk ishte marrë me plehrat, as me djegësat, por pretendonte të ishte e Gugallës e të tjerëve. Në fakt ishte e qeveritarëve. Kësaj kompanie, duke firmosur 14 apo 17 dokuemnta në 24 orë me negociim pa shpallje, korrupsion të sigurtë i jepen 22 mln euro për djegësin e Elbasanit. Dhe kompania që mund ta quajmë Ahmeti, Gjiknuri, mund ta quajmë Metani, etj, kjo kompani prokuron në Lugano një djegës, instalon atë dhe me çelësa në dorë për vetëm 12 mln euro. 10 ngelen në llogaritë e qeveritarëve. Fare mirë mund të më pyesni, pse thoni qeveritarë, ku i keni dokumentat? Kjo nuk bëhet kurrë pa firmën e vulën e tyre.

Bie zilja për mbarimin e kohës

Sali Berisha: Sot keni mbajtur rekordin e mërzisë në këtë Parlament, duke lexuar raport

Ermonela Felaj: Kam lexuar raportin që duhej, për këtë arsye për kryetaren dhe nënkryetaren u vendos koha pa limit. Kishit katër vite në dispozicion, mund të flisnit katër vite pa reshtur.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi/ Braçe: Do përjetojmë krizë ushqimore! Tabaku lexon raportin e Inceneratorëve

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ermonela felaj sali berisha ermonela felaj sali berisha

Sondazh

Poll