Politike

Inceneratorët/Basha: U përballëm me shumë sulme.Spiropali i kujton zgjedhjet: Je minorancë

10 Mars 2022, 13:35 Nga DOSJA
Inceneratorët/Basha: U përballëm me shumë sulme.Spiropali i

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në sallën e Kuvendit se janë përballur me shumë sulme. Basha përgëzoi Tabakun për qëndresën që i ka bërë atyre që i quan mashtrime të qeverisë, ndërsa shtoi se denoncimet që ka bërë PD ishin të drejta. Nga ana tjetër, Spiropali i kujtoi zgjedhjet e 6 Marsit, duke i thënë se janë minorancë. 


Basha: Kanë shkuar dhe i ka thënë ecni Rama atyre. Kanë ndërtuar një skemë, i ka dhënë urdhër ministrit të parë, nuk ka pranuar, e ka hequr, i dyti e ka bërë dhe më pas gjërat kanë shkuar fjollë. Përgëzoj Jorida Tabakun për qëndresën që i ka bërë ortekut të mashtrimeve të Edi Ramës. Nuk është neglizhencë apo gabim i njërit apo tjetrit, kjo është arsyeja pse janë grup kriminal. Tani jemi të qartë fakti që komisioni u përpoq të mbulonte të vërtetën është evident. Denoncimet tona ishin të drejta, na u desh të përballeshim me sulme dhe censurë. Këmbëngulja jonë do të shkojë deri në fund.

Spiropali: Lulzim je i pabesueshëm edhe kur i tregon përralla njerëzve jo më ne të tjerëve. Po të them që ishin dy shokë, Saliu dhe Luli, të dy ishin minorancë në këto zgjedhje. Kaq ishte epilogu i gënjestrave që keni muaj e muaj që i ngrini pa pushim por që Komisioni Hetimor i zbardhi. 

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi/ Braçe: Do përjetojmë krizë ushqimore! Tabaku lexon raportin e Inceneratorëve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha seanca plenare 10 mars 2022 lulzim basha seanca plenare 10 mars 2022

Sondazh

Poll