Politike

Kryemadhi thirrje SPAK: Hetoni aferën e inceneratorëve, mos u bëni pis nga çifti Rama-Basha

10 Mars 2022, 15:34 Nga DOSJA
Kryemadhi thirrje SPAK: Hetoni aferën e inceneratorëve, mos u

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sot në lidhje me raportin e komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shton se SPAK nuk duhet të influencohet nga ato që ajo i konsideron si lojrat politike të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, që i konsideron si çifti i 17 majit. Datë që i referohet takimit të tyre. Po ashtu, Kryemadhi akuzon Bashën se për 5 muaj ka konfuzuar SPAK, që të mos merrej me hetimin.  Në fund të postimit të saj, kryetarja e LSI bën thirrje që të anulohet koncensioni i inceneratorit të Tiranës, ndërsa kërkon që me këto para të rimbursohen qytetarët shqiptarë, që vuajnë pasojat e rritjes së çmimeve

Postimi nga Monika Kryemadhi

Konfuzoi SPAK-un 5 muaj, që të mos merrej me hetimin e inceneratorëve, e tani vjen tek fjalët tona që kemi 5 muaj që i themi. Vijojmë t’i bëjmë thirrje SPAK, që të refuzojë me forcë bërjen pis nga lojërat politike të çiftit të 17 Majit, por ta çojë hetimin deri në fund. Pa frikë, deri tek nivelet më të larta të mazhorancës qeverisëse! Të anulojë koncesionin e inceneratorit 30 vjeçar të Tiranës; duhet ta kishte bërë këtë me kohë, por edhe sot nuk është vonë, e ato para le t’i përdorë qeveria për të rimbursuar qytetarët për rritjen e çmimeve.

Estrada e Bravës nuk ka të mbaruar, se edhe raportin e “komisionit hetimor”, me 100 faqe, e ka dorëzuar vetëm dje në darkë kryetarja e komisionit, për ta “miratuar” sot Kuvendi. Hipokrizi! Kaq peng janë, sa edhe pasi u bënë qesharak në sytë e të gjithë shqiptarëve, vijojnë me devotshmëri të shërbejnë si patericë për mbajtjen në pushtet të Edi Ramës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll