Aktualitet

Pas proteste, Rama bën hapa pas, thirrje qytetarëve: Hajde flasim!

10 Mars 2022, 10:41 Nga DOSJA

TIRANË- Protestuesit që u mblodhën dje përpara Kryeministrisë dhe kërkuan heqjen e taksave e uljen e çmimit të naftës, kanë paralajmëruar një tjetër protestë sot, në orën 17.00. Por kryeministri Edi Rama duket se po reflekton. Kryeministri Edi Rama ka bërë pak minuta më parë një njoftim lidhur me bashkëbisedim që do të zhvillojë me qytetarët pas proteste, në orën 18.30.

Kriza ndërkombëtare e energjisë dhe impakti i luftës mbi naftën,”-shkruan Rama.  Takimi online do të mbahet një orë e gjysmë pas orarit të lajmëruar të protestës.

Ditën e djeshme, mijëra qytetarë dolën në protestë ditën e djeshme kundër rritjes së çmimeve në të gjithë vendin, megjithatë ia arritën një prej qëllimeve, çmimi ra me 200-300 lekë. Pas protestës rreth dy orë para Kryeministrisë, qytetarët iu drejtuan rrugëve të kryeqytetit, ku bllokuan qarkullimin e mjeteve në Unazën e Vogël dhe kryqëzimin e Parku Rinia. Ndërkohë që në asnjë moment nuk pati asnjë sinjal nga ana e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka dhënë alarmin se ndodhemi në luftë, duke kërkuar që qytetarët të bëhen gati për çdo skenar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama kriza ekonomike prej luftes edi rama kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll