Aktualitet

VD-Operacioni ‘Cërrik 2022’, trafikonin drogë dhe armë, 4të arrestuar në Cërrik dhe Elbasan

10 Mars 2022, 09:10 Nga DOSJA
VD-Operacioni ‘Cërrik 2022’, trafikonin drogë dhe

ELBASAN– Finalizohet operacioni ‘Cërrik 2022’, ku në pranga kanë përfunduar 4 persona që akuzohet se trafikonin drogë dhe armë, në Cërrik dhe në qytetin e Elbasanit. Në pranga kanë përfunduar: Redjon Rami, Erald Filja, Olsi Meçanaj dhe Renaldo Raga. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrrollit në banesat e tyre, u gjetën 4 armë zjarri, fishekë, por edhe lëndë narkotike si kanabis dhe kokainë. Lëndë narkotike e ndarë në doza gati për shitje. Nga hetimet ka rezultuar se të gjithë bashkë merreshin me aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëve të zjarrit në Cërrik dhe më pas në të gjithë qarkun e Elbasanit.


NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cërrik 2022”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga strukturat hetimore e operacionale të DVP Elbasan dhe Komisariati i Policisë Cërrik, në bashkëpunin me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH. Sekuestrohen 4 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza, një sasi parash dhe sende të tjera të jashtëligjshme.

Vihen në pranga 4 shtetasit që i posedonin.Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve dhe të Sektorit për Shërbime të Specializuara  në DVP Elbasan, si dhe shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas një punë hetimore disamujore, është finalizuar operacioni policor i koduar “Cërrik 2022”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: -R. R., 32 vjeç, E. F., 35 vjeç dhe O. M., 46 vjeç, të tre banues në Cërrik dhe R. R., 27 vjeç banues në fshatin Valas. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 armë zjarri pistoleta, një sasi fishekësh, lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, 1 përforcues grushti, një sasi parash dhe 5 aparate celulare. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëve të zjarrit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet cerrik 2022 cerrik 2022

Sondazh

Poll