Aktualitet

‘5 Maji’/ Banorët protestojnë para Kuvendit: Në Ukrainë ka luftë po dhe bisedime, te ne jo

10 Mars 2022, 09:20 Nga DOSJA
‘5 Maji’/ Banorët protestojnë para Kuvendit: Në

TIRANË– Ditën e sotme banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe kanë dalë në protestë. Ata shprehen para gazetarëve se nuk po i dëgjon asnjeri, duke e krahasuar këtë me luftën në Ukrainë, për të cilën thonë se atje ka bisedime. Një prej tyre u bëri thirrje qytetarëve që të mos rrinë në shtëpi por të dalin në protestë në momentin që fadromat do të vijnë për t’i shembur banesat.

“Kemi një problem me arrestimet që janë bërë mbrëmë. Pasi ka një pjesë të qytetarëve që janë shoqëruar në komisariat, apo janë arrestuar. Dhe jemi shpërndarë disa qytetarë kanë shkuar atje, dhe disa kanë ardhur këtu. Ne jemi në paqe, me deputetët që kemi zgjedhur, që atje ne ato poste janë me votat tona. Asnjë nuk na ka dëgjuar. Dhe në Ukrainë që bëhet luftë ka bisedime, këtu jo. Këtu ka terr informacioni sa i takon Unazës së Madhe. Është konspiracion i madh. Ne nuk jemi të tredhur, por të keqpërdorur, të abuzuar. I kemi bërë kërkesë ministres, apo dhe kryeministrit. Ai ka reaguar përmes platformës së bashkëqeverisjes. Mos rrini në shtëpi të shikoni nga televizori kur të vijnë fadromat, protestoni sa nuk është vonë.”, tha protestuesi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e 5 majit protestë proteste para kuvendit banoret e 5 majit protestë proteste para kuvendit

Sondazh

Poll