Aktualitet

VD-Braçe: Shteti ka përgjegjësi, jo tregtari!AK bën sehir, kam ndërprerë çdo marrëdhënie…

10 Mars 2022, 09:06 Nga DOSJA
VD-Braçe: Shteti ka përgjegjësi, jo tregtari!AK bën sehir,

TIRANE- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe akuzoi Autoritetin e Konkurrencës, institucion i drejtuar nga Denar Biba se nuk ka bërë detyrën në monitorimin e rritjes së çmimeve. Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, Braçe tha se Autoriteti nuk ka më asnjë marrëdhënie as publike me të. Braçe tha se përgjegjësia sociale në radhë të parë është e shtetit dhe jo e tregtarëve.


Braçe: Jam kundër prerjes së taksave me presion rruge sepse nuk bëhet në rrugë dhe kalimi i përgjegjësisë te tregtarët. Përgjegjësinë sociale e mban shteti dhe jo tregtarët, aq më pak, tregtarët abuzivë.

Do ti bashkoheni protestës?

Braçe: Jo, më vjen keq, pashë njerëz nga sëra jonë e politikanëve që mbajnë përgjegjësi për hidrokarburet dhe civilistë që janë hajdutë banalë. Po pse nuk iu kërkoni llogari? Kanë vjedhur me partitë dhe bëjnë civilistë. Pashë dhe hajdutë me Rolex.

Kishte dhe qytetarë z.Braçe?

Braçe: Për ata po dal. Qendrimin tim për Autoritetin e Konkurrencës e dini, kam ndërprerë çdo marrëdhënie publike me ta që nga çmimi i grurit. Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe Autoriteti të bëjë sehir, nuk di ç’të them.

Reagimi vjen një ditë pas protestës masive që u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike dhe po shitet me 275 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Qeveria ka ngritur ‘duart’. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan qytetarët që të nisnin kursimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion brace proteste kunder rritjes se cmimeve erion brace proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll