Aktualitet

Moti i keq! Reshje dëbore në Kukës, probleme në disa fshatra

10 Mars 2022, 08:59 Nga DOSJA
Moti i keq! Reshje dëbore në Kukës, probleme në disa fshatra

KUKËS– Moti i keq me reshje borë ka përfshirë verilindjen e vendit. Trashësia e borës është 5 -30 cm në zonat malore mirëpo rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme.

Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj. Probleme ka ne disa akse të rrugëve rurale në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis, Margegaj, Tropoje e Vjetër, Lekbibaj. Mbetet e bllokuar Njësia Administrative Arren e bashkise Kukës. Po ashtu ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa po punohet nga grupet e punës të OSHEE.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bore ne kukes kukes bore ne kukes kukes

Sondazh

Poll