Aktualitet

Efekti zinxhir i rritjes! Taksitë shtojnë koston, qytetarët lënë makinat në shtëpi

10 Mars 2022, 10:49 Nga DOSJA
Efekti zinxhir i rritjes! Taksitë shtojnë koston, qytetarët

TIRANË– Një vit më parë, shqiptarët e blinin naftën mesatarisht 155 lekë për litër. Sot, u duhet të paguajnë së paku 100 lekë më shumë për të njëjtën sasi. Vetëm në harkun e 7 ditëve, shtrenjtimi i naftës theu çdo rekord të mundshëm në Shqipëri. Nga 192 lekë në fillim të marsit, në mbi 260 lekë aktualisht. Sektori i parë që u prek ishte transporti. Nga këtu, nisi edhe reaksioni zinxhir i kërkesës për të rritur çmimet, nisur nga vështirësia ekonomike:

“Çmimi i biletës të jetë 80 lekë”. Teksa urbanët kërkojnë rritjen e çmimit të biletës, transporti ndërqytetës tashmë e ka rritur. 50 deri në 100 lekë për çdo linjë, janë ndryshimet e biletave, ndikuar nga rritja e naftës.

Çmimet kanë nisur t’i rrisin edhe taksistët, e megjithëse i druhen faktit se shqiptarët do të ecin më shumë në këmbë këto ditë. Përpos çmimeve, shqiptarët kanë vijuar furnizimet e makinave. Me të njëjtat shuma parash, por këtë herë me më pak litra. Në disa pika të tjera karburantesh, ndihet ulja e xhirove. Jashtë kamerave, pompistët tregojnë se xhiroja ditore ka rënë. Megjithëse kjo nuk reflektohet në rrugët e kryeqytetit, pasi sërish ka trafik. Si konsumatorë të përditshëm të lëndës djegëse, shoferët thonë se një çmim të tillë nuk e kishin imagjinuar kurrë. Në mungesë të një transporti publik cilësor, shoferët e kanë të vështirë të jenë edhe pasagjerë, ndaj kanë nisur të mendojnë format e lëvizjes pa shpenzime:

“Në këmbë ose me biçikletë”.

E duket se do të jetë alternativë e lëvizjes për shumë shqiptarë, përballë çmimit të naftës që pritet sërish të rritet, ndikuar edhe nga bursat ndërkombëtare./Marre nga Panorama.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kriza energjitike ne shqiperi taksi kriza energjitike ne shqiperi taksi

Sondazh

Poll