Aktualitet

TABELA/KQZ publikon votat e 6 Marsit! ‘Shtëpia e Lirisë’ me diferencë të madhe ndaj PD

10 Mars 2022, 10:01 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht numrin e votave që morën forcat politike në garën elektorale të 6 Marsit, në gjatë bashkitë e vendit.

Sipas tabelës së bërë publike nga KQZ:

Partia Socialiste mori 106, 703 vota në 6 bashkitë e vendit.

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mori 60 223 vota.

Partia Demokratike në këto zgjedhje arriti të marrë në total vetëm 22 662 vota.

Lëvizja e Re fitoi në total vetëm 99 vota.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gjithë vendin kanë rezultuar 4855 vota të pavlefshme.

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PS ka fituar pesë bashki, Lushnjen, Vorën, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën. Shkodra është e vetmja që ka zgjedhur kandidatin nga “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. PD, këto zgjedhje rezultatin më të mirë e ka në Rrogozhinë, ku kandidati i tij ka dalë në vend të dytë, pas socialistit fitues.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll