Aktualitet

NJOFTIMI/ 42 të arrestuar nga SPAK, goditen 5 grupe kriminale, në pranga dy policë (EMRAT)

10 Mars 2022, 09:31 Nga DOSJA
NJOFTIMI/ 42 të arrestuar nga SPAK, goditen 5 grupe kriminale, në

TIRANE- Prokuroria e Posaçme, SPAK ka zbardhur detaje nga operacioni që u finalizua ditën e sotme ku janë lëshuar 42 urdhër arreste. SPAK sqaron se janë goditur 5 grupe kriminale, janë lëshuar 42 urdhër arreste në të gjithë vendin, si dhe janë zbuluar 13 raste të trafikut të drogës dhe kultivimit në disa qytete. Hetimi ka nisur në vitin 2019 dhe është përmbyllur më 8 mars 2022 me urdhër të Gjykatës. Në pranga janë edhe dy policë, Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër.

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime proaktive në kuadër të procedimit penal nr.130 të vitit 2019. Në këtë procedim penal janë hetuar shumë episode dhe një numër i madh personash të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikeve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 283, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjatë hetimit proaktiv 3 (tre) vjeçar, është provuar veprimtaria e kundraligjshme e 5 (pesë) grupeve të strukturuara kriminale. Janë evidentuar 13 (trembëdhjetë) episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, gjatë periudhës mars – nëntor 2020.

Pas analizimit dhe vlerësimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është drejtuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr.16 datë 08.03.2022 ka vendosur:

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasit Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal   “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Më datë 10.03.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.16 datë 08.03.2022, për caktimin e masave të sigurimit.

Lajmi kryesor: SPAK në Vlorë! ‘Goditje’ grupit kriminal, SPAK lëshon 42 urdhër-arreste, 6 në pranga…

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik logli fejzo mecaj spak adriatik logli fejzo mecaj spak

Sondazh

Poll