Aktualitet

Tenderi i uniformave! Përfundoi dënimin me burg, lirohet Edlira Naqellari

10 Mars 2022, 08:47 Nga DOSJA
Tenderi i uniformave! Përfundoi dënimin me burg, lirohet Edlira

TIRANË– Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është liruar nga burgu. Mësohet se ajo ka përfunduar dënimin ndaj është lënë e lirë.

Naqellari u akuzua për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me tenderin 28 miliardë lekë të uniformave të policisë. Ajo u vu në pranga më 10 korrik bashkë me 9 persona të tjerë.

Këta të fundit u akuzuan për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Gjatë hetimit rezultoi e provuar sipas SPAK se 4 operatorët ekonomikë që u shpallën fitues nuk i plotësonin kriteret për të fituar tenderin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edlira naqellari edlira naqellari

Sondazh

Poll