Politike

“Çfarë dreqin po ndodh në këtë vend”, Lapaj: S’ndalemi, protestojmë për prindërit tanë

9 Mars 2022, 16:53 Nga DOSJA
“Çfarë dreqin po ndodh në këtë vend”,

TIRANE– Avokati Adriatik Lapaj, një nga aktivistët e shoqërisë civile ka denoncuar në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë se rritja e çmimeve që po ndodh në Shqipëri është e pajustifikuar. Lapaj tha se në rajon qeveritë kanë marrë masat. Ai deklaroi se protesta nuk do të ndalojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

PJESE NGA FJALA E LAPAJT:

A janë rritur rrogat në këtë vend? A është rritur çmimi i fasuleve? çfarë dreqin po ndodh në këtë vend? Qeveritë e rajonit kanë marrë masa, kjo nuk është krizë e Shqipërisë, këtu reflektohet, si mund të rriten çmimet me 40%? Nafta do të mbetet 1.5 euro sot në Serbi, në Maqedoni u vendos nga ENTI çmimi tavan 1.5 euro, në Kosovë në shtetin më të ri të Evropës u vendos që shitësit me shumicë të mos kenë marzh fitimi më shumë se 3%.

(Thirrje “poshtë diktatura, poshtë diktatura”.) Në Greqi, qeveria lançoi një paketë për shtresast në nevojë dhe pritet një paketë e plotë brenda javës.

A keni parë ndonjë masë nga Republika e Shqipërisë? A jeni dakord? 

Ju përshëndes, nuk ndalemi derisa të ndalojnë këta? Kjo është protestë për nënat dhe baballarët tanë.

Lajmi kryesor: VD-LIVE/ Rritja e FRIKSHME e çmimeve! Protestë masive përballë kryeministrisë

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike adriatik llapaj proteste kunder rritjes se cmimeve adriatik llapaj proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll