Politike

Deputeti Sula: Demokratët të bashkohen, duhet lidership i ri në PD

9 Mars 2022, 16:30 Nga DOSJA
Deputeti Sula: Demokratët të bashkohen, duhet lidership i ri në

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se demokratët duhet që të bashkohen. Me anë të një postimi në Facebook, Sula shkruan se për shkak të humbjes së zgjedhjeve dhe humbjes njëkohësisht edhe të besimit të qytetarëve, lidershipi i Partisë Demokratike duhët të hapë rrugën për zgjedhje të reja në vend. Ai theksoi se një Komision duhet të ringrihet për të bërë të mundur ngritjen e PD-së.

Postimi i Plotë:

Demokratët duhet të bashkohen! 6 Marsi ishte një ditë e zymtë për Partinë Demokratike. Unë isha i deleguar në bashkinë e Rrogozhinës. Bëra maksimumin tim që kandidati ynë të dilte fitues. Nuk ia dolëm. Rezultati që morëm jo vetëm në Rrogozhinë, por edhe në 5 bashkitë e tjera më imponon reflektim. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte 30%. Ndërkohë 70% e shqiptarëve që banonin në këto 6 bashki nuk shfaqën interes të drejtoheshin në kutitë e votimit. Në kushtet kur kundërshtari ynë politik (Partia Socialiste) ka të gjitha pushtetet dhe nxori për të votuar administratën dhe gjithë në votime të gjitha kapacitetet e tyre, do të thotë se maksimumi i tyre aq është. Pjesën tjetër 70%-ndëshin e votuesve, opozita nuk e ka bindur si alternativë. Ne nuk kemi krijuar besueshmëri tek ata se mund të administrojmë pushtetin lokal më mirë.

Edhe nëse mbledh votat e Partisë Demomratike dhe Shtëpisë së Lirisë që janë vota opozitarësh ne sërish nuk e kalonim kundërshtarin tonë. Rikujtoj edhe një herë që janë 70% e shqiptarëve/ opozitarë që duan zgjidhje. Në këto kushte çdo lidership i përgjegjshëm që synon të mirën e shqiptarëve e partisë të cilën përfaqëson, duhet të marrë përgjegjësi dhe ti hap rrugë zgjidhjes së situatës. Zgjidhja nuk mund të jetë jashtë PARTISË DEMOKRATIKE. Ne duhet të bashkohemi dhe të marrim vendime përtej egos personale. Partia Demokratike duhet të futet në një proces ringritje me të gjithë potencialet e veta, të hapet ndaj personave me integritet dhe përmes një Komisioni Përbashkues apo instrumentave që mund të gjenden permes dialogut ti jepet fund kësaj situate. Kjo kërkon vullnet, kërkon guxim dhe mbi të gjitha lidership. Çdo orë e humbur është në shërbim të kundërshtarit politik!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula dashnor sula

Sondazh

Poll