Politike

VD-Përsërit thirrjen, Berisha-deputetëve të PD: Bashkohuni me ne!

9 Mars 2022, 12:28 Nga DOSJA
VD-Përsërit thirrjen, Berisha-deputetëve të PD: Bashkohuni

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar me një thirrje deputetëve të Partisë Demokratike. Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se i ka ndjekur qëndrimet që kanë mbajtur deputetët e PD-së pas humbjes së Bashës në zgjedhje. Ai i fton këto deputetë që t’i bashkohen elektoratit të tij.


Pyetje: Zgjedhjet e 6 marsit, a e certifikuan komisionin e rithemelimit?

Berisha: Nxorrën në dritën e diellit se “Shtëpia e lirisë” përbën opozitën. 70% e popullit opozitar votoi për shtëpinë e lirisë. Në këtë ditë qytetarët i dhanë ërgjigje të merituar Edi Ramën, i treguan se lojën me fasadë opozitë nuk e pranojnë. Unë gjej rastin të ftoj çdo demokrat të lexojë mesazhin e datës 6 mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë.

Pyetje: Thirrje për bashkimin me ju ndaj demokratëve, deputetët i kërkuan Bashës largimin, keni pasur kontakte me ta?

Berisha: Kam ndjekur zhvillimet brenda bunkerit të blinduar. Vlerëson qëndrimet e deputetëve të PD që sapo konstatuan me fakte qëndrimin e shqiptarëve, i ftoj të bashkohen me elektoratin. I garantoj se ligji i vetëm është vota e lirë.

LAJMI KRYESOR: Pas 6 marsit, Berisha: Do garoj për kreun e PD, s’krijoj parti të re! Kongres pajtimi? Gati

(k.m/a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll