Politike

Rritja e çmimit të naftës! Meta: Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!

9 Mars 2022, 11:10 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të naftës! Meta: Babëzia me justifikim

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës. Meta ka bërë krahasimin me Ukrainën, duke thënë se atje litri blihet me 1 euro ndërkohë që në vendin tonë shqiptarët bëjnë paqe me 2.2 euro për litër. Kreu i shtetit thotë se kjo që po ndodh është rritje abuzive.

POSTIMI I METËS:

Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër. Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se: Në Slloveni 1.75 USD/litër Në Kroaci 1.65 USD/litër Në Rumani 1.6 USD/litër Në Serbi 1.57 USD/litër Në Bullgari 1.55 USD/litër Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë! Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!

Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike prej 275 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa tani në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të shitet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Dosja.al ka bërë edhe një tabelë krahasuese të çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës.

LAJMI KRYESOR: Kriza energjetike, Rama: U rrit kostoja! Opozita me propozime konkrete. Meta: Ndalni abuzimin

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta proteste kunder rritjes se cmimeve ilir meta proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll