Politike

Rritja e çmimeve, PD: Qeveri e papërgjegjshme, kriza do shkojë në xhepat e qytetarëve

9 Mars 2022, 11:47 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve, PD: Qeveri e papërgjegjshme, kriza do shkojë

TIRANË– Partia Demokratike ka dalë me një reagim zyrtar për rritjen e çmimeve në vend. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaron se vendit po i afrohet një krizë ekonomike e cila do të rëndojë në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Tabaku shton se kjo nuk ka fajtor vetëm Putin edhe as luftën por qeverinë Rama që sipas saj ka që në vitin 2014 që ka rritur taksat që ka vendosur tek nafta.

REAGIMI I PD:

Një qeveri e papërgjegjshme që më lehtë ka justifikimin se sa punën për të ndihmuar shqiptarët që ta kalojnë krizën nuk është një qeveri për qytetarët Po i afrohemi një krize ekonomike dhe në xhepat e secilit prej qytetarëve. Çmimi naftës po shkon 300 lekë/litër dhe kjo do të thotë që të gjithë produktet e tjera do të rriten ndërsa të ardhurat e qytetarëve do të zhvlerësohen. Shqipërinë po e përndjek kriza e stagflacionit, ku njerëzit do të shpenzojnë më shumë për naftën dhe më pak për ushqimet e shportës. Në një vend ku 40% e të ardhurave shkojnë për ushqimet bazike dhe pijet joalkoolike kjo do të thotë më shumë shpenzime për më pak produkte. E gjitha kjo nuk ka fajtor vetëm Putin edhe as luftën, qeveria Rama ka që në vitin 2014 që ka rritur taksat që ka vendosur tek nafta. Sot gati 60% e çmimt të naftës është prej taksave dhe tarifave ndërkohë që shqiptarët kanë rrogat më të ulëta në rajon. Një qeveri e papërgjegjshme që më lehtë ka justifikimin se sa punën për të ndihmuar shqiptarët që ta kalojnë krizën nuk është një qeveri për qytetarët. Duhet të veprohet përpos se të propagandohet.Rruga e vetme është lehtësimi i politikave fiskale, pra ulja e taksave, por kur qeveria ka më shumë përzemër koncesionet dhe PPP-të korruptive se sa kuletën e qytetarit ajo nuk është më një qeveri e qytetarëve por një qeveri e oligarkëve. Nëse vazhdohet kështu kriza do shkojë edhe më thellë në xhepat dhe kursimet e qytetarëve.

Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike prej 275 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa tani në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të shitet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Dosja.al ka bërë edhe një tabelë krahasuese të çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës.

LAJMI KRYESOR: Kriza energjetike, Rama: U rrit kostoja! Opozita me propozime konkrete. Meta: Ndalni abuzimin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku proteste kunder rritjes se cmimeve jorida tabaku proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll