Politike

VD-Të largohem nga politika që të shpëtoj PD-në? Berisha: Mjeranë! Respektoj votën e lirë

9 Mars 2022, 12:43 Nga DOSJA
VD-Të largohem nga politika që të shpëtoj PD-në?

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se zgjedhjet e 6 marsit kanë faktuar rikthimin e tij fuqishëm e tij në jetën aktive politike. Në një konferencë për gazetarët nga zyra e tij, Berisha tha se i qëndron deklaratës së tij për të marrë drejtimin e PD-së, duke premtuar shpalljen e kandidaturës në kongresin e 22 marsit. Po ashtu, ka komentuar edhe deklaratën e bërë së fundmi nga disa deputetë të PD që ai të largohet bashkë me Bashën për të shpëtuar PD-në. Sipas tij, të gjithë duhet të kenë respekt për votën e lirë. 


PJESË NGA KONFERENCA:

Përveç Shkodrës, nuk arrini dot numrin e votave që morën kandidatët e PS, do jeni gati pas një viti?

Berisha: Zgjedhjet e 6 marsit u zhvilluan në kushte të jashtëzakonshme. Nuk ka ndodhur që një autokra të rrëmbejë votën. Jeni dëshmitarë se në vetëm 4 javë arriti të dominojë dhe të mbështetet nga 70% e opozitës në vend. Gara ishte më e pazakonta, duhet ta dini se kur filloi gara raporti i mbështetje Berisha-Basha. E kundërta ishte për logon, por e kapërcyem. Nuk jam ai që them siç bën Brava me binomin e tij Staniçiç Zogaj se fajin e kanë spektikët. Mendimi im i parë në 7 mars është si të punoj që të bind spektikët të punojmë bashkë. Thanë që fajin e spektikët që nuk dolën në votime, harruan të thonë që fajin e ka Saliu.

Largoheni nga politika për opozitën?

Berisha: Ata që nuk kanë respekt për votën dëshmojnë mentalitet mjeran. Berisha nuk ka premtuar asnjë përveç votës së lirë. Nëse bëni analizën që 70% e popullit opozitar u reshtua në krahun e tij, ka një shpjegim se duan votën e lirë. Çdo politikan dhe analist që do të diksutojë për problemin nëse del jashtë boshtit për votën e lirë, s’ka asgjë të përbashkët

Protesta të tjera për të marrë selinë e PD? Më 22 mars do ketë Kuvend të PD, ku do të zgjidhen organet e reja drejtuese, do të garoni për kreun e PD?

Berisha: Së pari, nuk gjen deklarata që Sali Berisha nuk u ka qëndruar. Sali Berisha ishte deputet i thjeshtë, pa funksion publik, me humbjen e partisë së tij, aksionet ranë në shifra të mjera.

LAJMI KRYESOR: Pas 6 marsit, Berisha: Do garoj për kreun e PD, s’krijoj parti të re! Kongres pajtimi? Gati

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 9 mars 2022 sali berisha sali berisha 9 mars 2022

Sondazh

Poll