Politike

Për pak nis protesta, Peleshi: S’ka faj PS-ja, mos merrni vota nga pakënaqësia e popullit

9 Mars 2022, 15:58 Nga DOSJA
Për pak nis protesta, Peleshi: S’ka faj PS-ja, mos merrni vota nga

TIRANË– Na ndajnë vetëm 10 minuta nga fillimi i protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, por ministri Niko Peleshi kërkoi që të mos i vihet fajti Partisë Socialiste. I ndodhur në Kuvend dy ditë më parë, Peleshi u shpreh se qeveria nuk ka faj për këtë situatë, pasi rritja e çmimeve po ndodh në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë.

“Të lëmë mënjanë axhendat politike dhe të mos përfitojmë mbi rritjen e çmimeve, se nuk është faji i Partisë Socialiste. Çmimet vijnë nga tregu ndërkombëtar dhe është faji i një situate botërore, mos të merremi me çmimin e naftës. Të mos marrim vota nga pakënaqësia legjitime e popullit në një situatë aspak të favorshme jo për Shqipërinë por dhe për vende më të zhvilluara se ne,”- tha Peleshi ndër të tjera.

Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike dhe po shitet me 275 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Sot, qytetarët në orën 17:00 pritet të dalin të protestojnë përballë kryeministrisë për rritjen e çmimeve. Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike proteste kunder rritjes se cmimeve rritet cmimi i naftes proteste kunder rritjes se cmimeve rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll