Politike

Rama flet nga Dubai: E kuptoj stresin! Lufta po ngre zgupthi çmimet, shikoni ç’bëhet

9 Mars 2022, 12:02 Nga DOSJA
Rama flet nga Dubai: E kuptoj stresin! Lufta po ngre zgupthi çmimet,

TIRANË– Nga Dubai, kryeministri Edi Rama shkruan se e kupton stresin e madh që po kalojnë qytetarët shqiptarë me rritjen e çmimeve. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, kreu i qeverisë thotë se lufta po ngre zgupthi çmimet, si dhe sugjeron që qytetarët shqiptarë të shikojnë se çfarë po bëhet në shtetet fqinje. Më tej, në këtë postim të dytë i cili është më i shkurtër se i pari, thotë se qeveria ka vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

POSTIMI:

E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht: QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo! LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet.

LAJMI KRYESOR: Kriza energjetike, Rama: U rrit kostoja! Opozita me propozime konkrete. Meta: Ndalni abuzimin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kriza energjitike ne shqiperi edi rama kriza energjitike ne shqiperi

Sondazh

Poll