Politike

Dhurata Çupi: Lulzim Basha të japë dorëheqjen!

9 Mars 2022, 15:01 Nga DOSJA
Dhurata Çupi: Lulzim Basha të japë dorëheqjen!

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. E kontaktuar nga Fax Neës, demokratja Çupi deklaroi se Basha është përgjegjës për krizën e thellë në PD, duke i shënuar si humbjen më të madhe atë të bastioneve të PD, Shkodrën dhe Dibrën.

“Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e Shkodranëve e Dibranëve, si dy bastionet e PD,”-tha ajo.

Në zgjedhjet e pjesshme lokale, PD nuk fitoi asnjë parti, ndërsa koalicioni “Shtëpia e lirisë”, fitoi vetëm Bashkinë Shkodër. Pas zgjedhjeve, brenda selisë blu ka nisur një lëvizje për largimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Mirëpo ky i fundit nuk i sheh zgjedhjet si humbje.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhurata cupi levizja kunder bashes ne pd dhurata cupi levizja kunder bashes ne pd

Sondazh

Poll