Politike

Ngrihet edhe Grida Duma, i drejtohet Bashës: A ke përgjegjësi për humbjen, na mundi Berisha

7 Mars 2022, 21:40 Nga DOSJA
Ngrihet edhe Grida Duma, i drejtohet Bashës: A ke përgjegjësi

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka dalë gjithashtu kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. E pranishme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Duma e ka pyetur Bashën nëse ai ndjente përgjegjësi për humbjen e thellë që përjetoi PD-ja në zgjedhjet e 6 marsit. Sipas Dumës, ka qenë beteja mes Bashës e ish-kryeministrit që ka bërë që në fakt Sali Berisha duke dashur të mundë kreun e PD-së, mundi vetë partinë.

“Tani para se të na drejtohesh ne me pyetje kam ynë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy, tre apo 27 çfaredo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o të jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur. Nese doni te jeni i sinqerte vertete ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja. Nese doni te jeni i sinqerte beni pyetjen troç. Ka dy pyetje të mundshme qe mund te na besh. E para: Ju  lutem behuni me mua te gjthe qe une te mbaj partine demokratike se keshtu dua une si individ. Pyetja tjeter eshte: Si do bejme qe pertej meje te ngreme partine demokratike per vete Partine Demokratike. Cilen pyetje po na drejtoni te paren apo te dyten?,”- mësohet të ketë thënë Duma.

LAJM KRYESOR:Humbi 6 bashki! Deputetët kërkojnë largimin e Bashës, ikën Gjekmarkaj e Vokshi (Debatet)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma lulzim basha pd mbledh grupin 7 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 grida duma lulzim basha pd mbledh grupin 7 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll