Politike

Deputeti i PD: Lufta në Ukrainë rrezikon destabilizimin në Ballkan

7 Mars 2022, 17:34 Nga DOSJA
Deputeti i PD: Lufta në Ukrainë rrezikon destabilizimin në

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka deklaruar se agresioni rus në Ukrainë është i skandaloz. Gjatë seancës së sotme plenare, Sula gjithashtu ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm destabilizimin e rajonit të Ballkanit.

“Prej 12 ditësh populli i Ukrainës po përballet me një pushtim të paprovokuar nga agresioni rus. E kush do ta besonte që në vitin 2022 do të kishte ende drejtues çnjerëzor që në mënyrë absurde është gati të marrë qindra, mijëra e madje miliona jetë njerëzish të pafajshëm. Ne pikëpamje të parë lufta në Ukrainë duket shumë larg nesh, por në fakt sa larg është po aq afër është. Të gjitha informacionet e shërbimeve sekrete avangardë tregojnë se ekziston vërtet një rrezik destabilizimi në Ballkan. Unë sot në shenjë solidarizimi u vesha me bluzë me flamurin e Shqipërisë dhe Ukrainës, ia propozova këtë edhe kolegëve të mi që në mënyrë masive iu bashkuan thirrjes. Ne jemi një zë shumë shumë i vogël në veshët e Rusisë, por duhet ta themi që agresioni i pamëshirshëm ndaj popullit të pafajshëm duhet të ndërpritet dhe ta zërë vendin dialogu,”tha Sula.

LAJMI KRYESOR: Sot mblidhet Kuvendi, votohet projektrezuluta për mbështetjen e Ukrainës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula seance plenare 7 mars 2022 dashnor sula seance plenare 7 mars 2022

Sondazh

Poll