Politike

Fitues i bashkisë Shkodër, Spahia: Dera jonë e hapur për ata që kanë humbur rrugën

7 Mars 2022, 21:38 Nga DOSJA
Fitues i bashkisë Shkodër, Spahia: Dera jonë e hapur për ata

TIRANË- Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe atë çfarë ka ndodhur me çarjen e PD. Gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” në TV Klan, Spahia tha se duhet bashkuar PD-ja.

“Na del një punë dhe detyrë e jashtëzakonshme, bashkimi dhe kompaktimi i PD”, tha Spahia.

Ai u shpreh gjithashtu se opozita e vendit është aty ku është shumica, dhe pikërisht tek grupi i rithemelimit të PD.

“Do të ketë patjetër reflektim nga shumë besoj unë , nga drejtuesit e asaj që e kemi konsideruar ish-kupola e PD tanimë. Kam besimin që shumica e deputetëve do kenë kurajën të reflektojnë. Duhet të realizojmë një proces bashkimi. Dera jonë do të jetë e hapur për ata demokratë që kanë humbur rrugën. Duhet t’i bashkohen shumicës opozitare në këtë vend që është rithemelimi i PD”, tha Spahia.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia bardh spahia

Sondazh

Poll