Politike

Pas Gjekmarkajt, jep dorëheqjen një tjetër person në Partinë Demokratike

7 Mars 2022, 20:51 Nga DOSJA
Pas Gjekmarkajt, jep dorëheqjen një tjetër person në

TIRANË– Jep dorëheqjen anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Vokshi. Ky vendim ka ardhur pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku humbi të gjashta bashkitë. Më herët dha dorëheqjen edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili është shprehur se kërkon të mbetet një deputet i thjeshtë. 

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PS ka fituar pesë bashki, Lushnjen, Vorën, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën. Shkodra është e vetmja që ka zgjedhur kandidatin nga “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. PD, këto zgjedhje rezultatin më të mirë e ka në Rrogozhinë, ku kandidati i tij ka dalë në vend të dytë, pas socialistit fitues, por Basha s’e sheh si humbje.

 LAJM KRYESOR:Pas humbjes në 6 Bashki, Basha bën lëvizjen e papritur, mbledh grupin tek selia e PD

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd mbledh grupin 7 mars 2022 pd mbledh grupin 7 mars 2022

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2022, 19:55

Basha nuk bën hapa pas: 6 marsi ishte kurth!

 LAJM KRYESOR:Pas humbjes në 6 Bashki, Basha bën lëvizjen e papritur, mbledh grupin tek selia e PD(F.m/dosja.al)Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndë...