E ndikoi çarja e PD fitoren e saj në Durrës? Sako: Jemi më mirë se partitë e tjera
7 Mars 2022, 21:33Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e zgjedhur e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ka thënë se Partia Socialiste ka qenë në këto zgjedhje më mirë se të dyja partitë e tjera në të gjitha zonat e bashkisë. Në një lidhje në emisionin “Opinion” Sako tha se krahasuar me vitin 2021, kjo forcë politike ka qenë në avantazh në çdo zonë.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Sa e ka favorizuar fitoren tuaj çarja e PD ?
Sako: Ne e kemi bazuar punën në strukturat tona. Ka patur edhe një rol kjo çarje, por diferenca që ka bashkia e Durrësit, PS me kandidatët e tjerë, bën që ne të jemi fitues në bazë të punës sonë.
Fevziu: Ku kanë qenë bastionet?
Sako: Nëse krahasojmë me zgjedhjet e 2021, ka patur 2 apo 3 zona ku PD ka patur një rezultatat më të mirë, në këto zgjedhjet rezultati i PS është më i mirë se të gjitha partitë e tjera.
Fevziu: Cili nga dy kandidatët ka qenë më i vështirë për ju?
Sako: Nuk i kam konsideruar si dy kanidatë të ndarë, por i kemi konsideruar si një kandidat i vetëm, si një forcë politike. Nuk jam marr shumë me fushatën e tyre, jemi angazhuar në fushatën me qytetarët.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi është dorëheqhur nga të gjitha funksionet politike në PD. Me anë të një postimi në ...
TIRANË- Projektrezoluta për Ukrainën është miratuar seancën e sotme plenare të Kuvendit. Të 123 deputetet që ishin të pranishëm kanë votuar pro kësaj rezol...
TIRANË– Jep dorëheqjen anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Vokshi. Ky vendim ka ardhur pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgje...
TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla. PD e ka kallëzuar Memollën për blerje votash,“Kryetari ...