Politike

8 janar të dytë? Berisha: Nuk heqim dorë nga selia, vendimi do merret shumë shpejt

7 Mars 2022, 21:01 Nga DOSJA
8 janar të dytë? Berisha: Nuk heqim dorë nga selia, vendimi do

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ka hequr dorë nga selia blu dhe nga logoja. I ftuar në “Çim Peka Live”, ai tha se në ditët në vijim, do të merren vendime në lidhje me këtë gjë. I pyetur nëse do të ketë një protest tjetër të dhunshme si ajo e 8 janarit, Berisha tha se nuk do të jetë e nevojshme, pasi kryedemokrati Lulzim Basha nuk do ta mbajë dot selinë me kundërshtimin e të gjithë deputetëve.

Pjesë nga biseda:

Çim Peka: E keni legjitimitetin për t’ju drejtuar sërish selisë së Partisë Demokratike, a do ta bëni?

Sali Berisha: Padyshim që selia është e Partisë Demokratike, vula është e Partisë Demokratike, logoja po ashtu, nuk heqim dot dorë.

Çim Peka: Nuk hiqni dorë.

Sali Berisha: Jo aspak, por do të marrim një vendim me kalimin e kohës.

Çim Peka: Do të ketë një 8 janar të dytë

Sali Berisha: Unë mendoj se ai nuk do ta mbajë dot të pushtuar selinë. Jam i bindur që mesazhi i 6 marsit do të interpretohet nga çdo demokrat.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll